Site icon PORTALB

Prodhimi i lëkurës dhe duhanit kanë shënuar rritje të mëdha gjatë këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Punëtoret në një fabrikë për përpunimin e patates (REL)

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rritje e prodhimit industrial, ashtu që në disa sektorë kemi rritje të madhe të prodhimit, derisa në tjerat kemi ulje të prodhimit, transmeton Portalb.mk.

Rritje më madhe në shkurt të këtij viti kemi në sektorin e prodhimit të lëkurës (80.1%), prodhimi i duhanit (62.9%) dhe te furnizimi me energji (45.4 %).

Ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit më së shumti te prodhimi i metaleve (50 %), prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara (40 %) dhe prodhimi i kimikateve (36.1 %).

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që në shkurt të këtij viti kemi shënuar rritje të prodhimit industrial për një përqind në krahasim me shkurtin e kaluar.

Exit mobile version