Site icon PORTALB

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut do të kenë dy afate për regjistrim në shkollë të mesme

Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër

Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër, foto arkiv

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që nxënësit e shkollave fillore do të kenë dy afate për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje  edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023”, raportoi Ministria në lidhje me afatet e Konkursit.

Nxënësit duhet të aplikojnë përmes adresës elektronike e-uslugi.mon.gov.mk nga llogaritë schools.mk.

“Në shkollat ​​ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë”, sqaroi Ministria.

Raportohet që për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira në 937 paralele, ashtu që 20 608 vende për mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe.

Exit mobile version