RMV, do të ngrihen çmimet e mbi 10 frutave dhe perimeve

Ministria e Ekonomisë bëri analiza dhe do t’i parashtrojë propozim vendim Qeverisë në mbledhjen e ardhshme të caktojë ngrirje të çmimeve të perimeve dhe frutave, paralajmëroi ministri Kreshnik Bekteshi. Ai tha se do të përfshihen mbi dhjetë prodhime, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Dje gjatë ditës kanë përfunduar të gjithë analizat në Ministrinë e Ekonomisë në pajtueshmëri me të dhënat e fituara nga ana e Drejtorisë Doganore, ndërsa njëherit edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave lidhur me ngrirjen e çmimeve për pemët dhe perimeve. Propozim i Ministrisë së Ekonomisë do të jetë ngrirje ose përcaktim i çmimeve më të larta në pjesën e pemëve dhe perimeve duke i pasur parasysh të dhënat për muajin mars, ku për fat të keq është konfirmuar se tregtarë të caktuar të këtyre produkteve kanë pasur marzha të larta që kanë tejkaluar 100 – 200 për qind për produkte të caktuara”, tha Bekteshi nga Tetova.

Ai tha se tregtia për pemë dhe perime po realizohet në mënyrë tjetër nga produktet e tjera për shkak se afati është shumë më i shkurtër dhe çdoherë marzha është më e lartë, por nuk mund të jetë 150-200 për qind.

“Lidhur me produktet e tjera, ne tashmë i kemi publikuar të gjithë analizat, me siguri në Qeveri do të mbajmë edhe konferencë shtypi ku përmes prezantimit, përmes tabelave do ta informojmë opinionin në pjesën e çmimit mesatar që ka qenë posaçërisht në muajin mars, ndërsa qytetarët e dinë se cilët janë çmimet dhe vetë mund të bëjnë krahasime dhe atë që ne do ta themi për pemët dhe perimeve është konfirmuar”, tha Bekteshi.

Ai vlerësoi se nga fundi i prillit ose fillimi i majit do të rritet prodhimtaria vendore dhe kjo, siç shtoi, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve. Porositi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në bazë ditore i ndjek të gjithë ndodhitë në pjesën e çmimeve.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Në markete, qytetarët munden të blejnë pasta më lirë për 15% dhe produkte të qumështit për 10%. Përndryshe, çmimi i pastave (shpagetave dhe makaronave) do të ulet për 8-9 denarë, gjegjësisht minimum për 15%, ndërkaq ulje të çmimit prej më së paku për 10% do të ketë edhe për prodhimet e qumështit (qumësht lope me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; gjizë; djathë lope, kos, ajkë dhe jogurt pa shtesa). Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button