Kanabisi, ose marihuana, është një drogë psikoaktive nga bima e kanabisit që përdoret më së shumti për rekreacion ose si drogë medicinale. Në shumicën e vendeve, përdorimi i kanabisit është ende i paligjshëm. Vitet e fundit, më shumë vende kanë filluar dekriminalizimin apo edhe legalizimin e përdorimit të kanabisit, raporton Koha.net.
Në Evropë, ka vetëm një vend ku kanabisi është i ligjshëm. Malta. Megjithëse përdorimi dhe shitja e kanabisit është toleruar në kushte të caktuara në Holandë për dekada, ai ende nuk është legalizuar. Në shumicën e vendeve evropiane, kanabisi është ende i paligjshëm. Në disa vende përdorimi dhe mbajtja e sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal, është dekriminalizuar. Në shumicën e këtyre vendeve, rritja e kanabisit ose konsumi në publik është ende i paligjshëm.
Holanda është i vetmi vend në Evropë ku shitja e kanabisit tolerohet. Edhe në Maltë, ku përdorimi rekreativ i kanabisit është legalizuar, shitja e kanabisit është ende i paligjshëm. Në Maltë, kanabisi mund të rritet në Klubet Sociale të Kanabisit, të cilët mund ta shpërndajnë atë midis anëtarëve, deri në një maksimum prej 7 g në ditë dhe 50 g në muaj.
Pra, sa popullor është kanabisi në Evropë? Nuk duket të ketë një korrelacion shumë të fortë me dekriminalizimin e kanabisit. Franca, ku përdorimi i kanabisit është i paligjshëm për përdorim rekreativ dhe mjekësor, ka përqindjen më të lartë të njerëzve të përdoruesve të kanabisit në Evropë (11%). Monaco, Spanja (10.5%), Kroacia, Italia (10.2%) dhe Holanda (10.1%) janë vendet e tjera evropiane ku më shumë se 10 për qind e popullsisë ka përdorur kanabis në 12 muajt e fundit. Përveç Monacos, të gjitha këto vende e kanë dekriminalizuar përdorimin rekreativ të kanabisit.
Është interesante se Malta ka përqindjen më të ulët të përdoruesve të kanabisit në të gjithë Evropën (0.9%).
Të gjitha vendet ku më pak se 3 për qind e popullsisë ka përdorur kanabis në 12 muajt e fundit, janë vende ku kanabisi është i paligjshëm për përdorim rekreativ dhe shpesh herë edhe përdorim mjekësor, siç është Kosova. Turqia (1.1%), Hungaria dhe Kosova (1.3%) janë menjëherë pas Maltës si vendet me më së paku përdorim të kanabisit.
Të dhënat janë të bazuara në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Drogën dhe Krimet.