Shërbimet ruse të sigurisë thonë se kanë arrestuar gazetarin e Wall Street Journal me akuza për spiunazh
Agjencia e lartë e sigurisë ruse thotë se një gazetar i Wall Street Journal është arrestuar me akuza për spiunazh, transmeton Portalb.mk nga The Guardian.
Shërbimi Federal i Sigurisë tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut, ndërsa dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar.
Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich “po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus”.
Shërbimi Federal i Sigurisë nuk tha se kur ndodhi arrestimi.
Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.