Site icon PORTALB

Shkollat e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë deri më 30 prill në Konkursin e OSBE-së për projekte multietnike

Dezinfektim klasa, shkolla, korona

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut deri më 30 prill do të pranojë aplikime në lidhje me Thirrjen e parë për mbështetjen financier të projekteve multietnike, transmeton Portalb.mk.

“Sipas thirrjes së parë për propozime, Fondi për Ndërtimin e urave të reja siguron grante deri në 7000 Euro për shkollat, fakultetet pedagogjike dhe komunat, dhe deri në 3500 Euro për kopshtet, për propozim projektet e zbatuara midis qershorit 2023 dhe majit 2024”, raportoi OSBE-ja.

Aplikimet në lidhje me Konkursin, mund të dërgohen në adresën BNB.mk@osce.org, ku mund edhe të parashtrohen pyetje në lidhje me Konkursin.

Konkursi është i hapur për shkollat publike, kopshtet, fakultetet për trajnimin e mësimdhënësve, komunat dhe fakultetet pedagogjike, ndërsa periudha e realizimit të Konkursit është nga qershori i vitit 2023 deri në maj të vitit 2024.

Exit mobile version