Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim ndaj dy qytetarëve të Shkupit në lidhje me tentimin për të korruptuar një zyrtare komunale, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër B.S. (34) dhe J.S. (60), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhënie të ryshfetit”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 358 paragrafi 1 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Raportohet që dy shkupjanët kanë tentuar gjatë fundvitit të korruptojnë një të punësuar në Njësinë për Urbanizëm në Kavadar me 500 euro që mos të realizojë një kontroll gjatë punëve ndërtimore.