Qeveria e RMV-së i ngriu çmimet e letrës higjienike, pecetave, pelenave: Do të ulen për 13%
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme do të miratojë Vendim me të cilin do të përcaktohen çmimet më të larta me pakicë të produkteve higjienike, njofton Portalb.mk.
Sipas vendimit, përcaktohen çmimet më të larta të letrës higjienike, pecetave të lagura, pelenave për fëmijë dhe të rritur dhe pecetave higjienike që janë aplikuar më 20 mars në tregtinë me pakicë, çmimet e të cilave janë ulur me 13%.
“Ky vendim është marrë sipas analizave të bëra në Ministrinë e Ekonomisë, duke marrë parasysh të dhënat nga Drejtoria e doganave. Në pjesën e letrës higjienike çmimet e letrës higjienike varionin nga 94,8 denarë deri në 343,3 denarë, nga 1 mars deri më 24 mars 2023 çmimi varion nga 94,8 denarë deri në 205 denarë, ndërsa me TVSH të llogaritur nga 11 denarë deri në 241 denarë, kurse 85% e letrës higjienike importohet. Çmimi i pecetave të lagura është 94,6 denarë në janar, 94,5 denarë në shkurt dhe 83,2 denarë në mars 2023. Taksa e rregullt doganore është 6%. Pelenat për fëmijë dhe të rritur variojnë nga 36 denarë për copë deri në 1600 denarë për paketë, ndërsa pamponat higjienike variojnë nga 27,9 deri në 63,56 denarë për copë. Taksa e rregullt doganore është 6 për qind”, tha ministri Bekteshi.
Ministri shtoi se vendimi për peceta higjienike është marrë kryesisht për shkak se Ligji për uljen e TVSH-së për këto produkte ende nuk është miratuar në Kuvend.
“Duke pasur parasysh se fatkeqësisht në procedurën parlamentare nga dhjetori i vitit të kaluar ka një zgjidhje ligjore që këto produkte të ulin TVSH-në nga 18 në 5%, por kjo zgjidhje ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni për Financim dhe Buxhet në Parlament”, tha ministri Bekteshi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të zbatohet deri më 31 maj 2023.
Qeveria paraprakisht ka paralajmëruar se do të miratojë vendim për ngrirjen e çmimeve edhe te 5-6 prodhimeve të pemëve dhe perimeve.
Më 21, mars Qeveria e RMV-së i ngriu çmimet e vezëve dhe orizit. Çmimet janë ngrirë në nivelin që ata ishin në 15 mars, që do të thotë se ato nuk mund të shiten me çmime më të larta se çmimet në atë datë.
Kujtojmë se prej më 16 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Ndërsa më 28 shkurt Qeveria miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.
- LEXO: Bekteshi: Nesër ngrijnë çmimet e vezëve dhe të orizit, nuk do të ketë shtrenjtim gjatë festave
- LEXO: Bekteshi paralajmëroi ulje të reja çmimesh edhe në prill: Kjo krizë nuk do të jetë mbi kurrizin e qytetarëve
- LEXO: RMV, prej sot çmime më të lira të pastave dhe prodhimeve të qumështit, inspektorët paralajmërojnë kontrolle
- LEXO: RMV, qeveria ngriu çmimet: qumështi dhe produktet e qumështit do të lirohen për 10 përqind, ndërsa makaronat me 15 përqind
- LEXO: RMV, tregtarët u dënuan me gjithsej 15 mijë euro pasi nuk kishin ulur çmimin e bukës