Site icon PORTALB

Tre arsyet më të shpeshta: Pse djersiten fëmijët gjatë natës

Foto: Zenzeta/Canva

Foto: Zenzeta/Canva

Djersitja e tepërt tek fëmijët gjatë gjumit nuk është një fenomen i rrallë, për të cilin shumë pediatër bien dakord se është normale. Djersitja e fëmijëve në gjumë, shtojnë ata, nuk është shkak për shqetësim të prindërve, shkruan Panacea.

Pediatrit thonë se ekzistojnë tre arsyet më të zakonshme për djersitjet e fëmijëve gjatë natës:

Tek të rriturit më aktive janë ato gjëndra që shkaktojnë djersitje nën sqetull, tek foshnjat dhe fëmijët situata është ndryshe. Gjëndrat rreth kokës janë më aktive dhe kjo është arsyeja pse djersitja në kokë ndodh zakonisht gjatë natës.

Sistemi nervor i pjekur në mënyrë të pamjaftueshme, i cili nuk është në gjendje të rregullojë mirë temperaturën e trupit, çon në djersitje gjatë natës tek fëmijët Në këtë rast, djersitja e tepërt në gjumë ndodh në moshën më të hershme, tek foshnjat. Ndërsa fëmija rritet, djersitja zhduket.

Djersitja është një proces normal i ftohjes së trupit dhe më së shumti ndodh kur jemi zgjuar. Por foshnjat flenë shumicën e ditës dhe procesi i ftohjes ndodh edhe atëherë. Prandaj kjo është arsyeja se pse ndodh që fëmija të djersitet gjatë gjumit.

Exit mobile version