U ndryshua drejtori i Spitalit të Tetovës, në vend të Elezit erdhi Vela

Është ndryshuar drejtori mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës. Në këtë detyrë dje erdhi Pëllumb Vela, ndërsa nga kjo detyrë u largua Amir Elezi, transmeton Portalb.mk.

“Nga data 28.03.2023 jam emëruar Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Gjatë punës time synimi kryesorë do të jetë avancimi i shërbimit mjekësor ndaj pacientëve si dhe investime ne aparaturë mjekësore dhe infrastrukturën e Spitalit. Dua të shpreh respektin tim për të gjithë ata që më përkrahën, ndihmuan dhe më besuan të udhëheq me këtë institucion të rëndësishëm”, shkroi Velafejsbuk.

Drejtori i deritanishëm Elezi, pas largimit të tij nga kjo detyrë falënderoi të punësuarit e spitalit për kohën sa ai ishte në këtë funksion.

“Ishte kënaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë, ndonjëherë edhe pas orarit të punës me qëllim që sukseset që po i lejmë pas të kenë gjurmë të përbashkëta dhe e konsideroj të përmbyllur në mënyrë dinjitoze misionin tim. Nuk po i numëroj gjithë ato punë që janë bërë, sepse unë përmbushem dhe vetëm uroj që të jemi bërë shkas të zgjidhim hallin e një pacienti duke i shërbyer”, shkroi Elezifejsbuk.

Drejtor organizativ në Spitalin e Tetovës mbetet Armend Fazliu.

Nga ana tjetër, si drejtor mjekësor i Klinikës Universitare të Neurologjisë në Shkup është emëruar Visar Miftari.

Këto ndryshime erdhën pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, me çka e njëjta tani udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, ministri kjo që më parë udhëhiqej nga Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button