Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të jetë prapa kërcënimeve me bomba që po bëhen nëpër qytetet bullgare, që sipas tyre kanë synim pengimin e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen këtë të diel, raportom REL.
Dhjetëra shkolla u mbyllën më 28 mars në tri qytete – Sofje, Varna dhe Burgas – pas kërcënimeve me bomba.
Kjo është dita e dytë që shkollat marrin kërcënime të tilla përmes adresave elektronike dhe telefonatave. Shkollat ndërprenë mësimin dhe evakuuan nxënësit.
Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se dyshon se Rusia mund të qëndrojë pas një mashtrimi që synon të prishë procesin e votimit, meqë shumica e qendrave të votimit janë të vendosura nëpër shkolla.
Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, tha se kërcënime të ngjashme janë dërguar më parë edhe në shkolla tjera evropiane.