Nesër dhe pasnesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Komunikacioni në qytetin e Shkupit do të jetë me kufizime të martën dhe të mërkurën për shkak vizitës zyrtare të kryetarit të Austrisë, transmeton Portalb.mk.

“Nesër dhe pasnesër, e martë dhe mërkurë, për shkak vizitës zyrtare në vendin tonë të kryetarit të Republikës së Austrisë, Aleksander Van Der Belen, punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, do të marrin masa për regjim të posaçëm në komunikacionin e Shkupit”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Polica sqaroi që kufizimet do të vlejnë për një pjesë të madhe në qendër të qytetit, për çka kërkoi nga qytetarët të respektojnë urdhrat e policisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button