U shty seanca e parë e gjykimit të Llatasit dhe Llazarovit

Është shtyrë sot seanca e parë gjyqësore për rastin kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Llatas dhe YouTuber-it Stefan Llazarov, të cilët akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Të dy erdhën në gjykatë dhe u ulën në bankën e të akuzuarve, por pati vonesë pasi mbrojtja e Llatasit kërkoi të shihte dosjet e çështjes si dhe për shkak se avokatja e tij në këtë çështje sot ishte e zënë me një seancë për një çështje të krimit të organizuar ku po dëgjohen dëshmitarët.

Gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska, në koordinim me palët, caktoi datën 10 maj 2023 për seancën e radhës.

Akuza kundër të dyve pasoi paraqitjen e Llatas si mysafir në podkastin e Llazarov, në të cilin ai tregoi një përvojë seksuale me një vajzë në vitet e tij të adoleshencës që shkaktoi një protestë publike për nxitje të dhunës dhe diskriminimit gjinor.

“Të dy të akuzuarit nëpërmjet sistemit kompjuterik, kanë shpërndarë material racist dhe ksenofob të idesë e cila promovon dhunë ndaj grave, me çka ka shkaktuar reagime dhe ndjenjë të pasigurisë dhe shqetësimit në opinion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prej atje informojnë se i akuzuari i parë (Llatas), duke qenë si mysafir në një intervistë të publikuar më 14 shkurt si podcast në kanalin e platformës Youtube të të akuzuarit të dytë (Llazarov), publikisht ka promovuar akt të dhunës gjinore, duke evokuar kujtime nga e kaluara e tij eventuale, pa deklaruar dënim moral ose pendesë, me atë me vetëdije ka promovuar sjelljen dhunuese. I akuzuari i dytë (Llazarov), edhe pse i vetëdijshëm për ndikimin që ka përmbajtja që e transmeton, veçanërisht te të rinjtë, megjithatë nuk e ka parandaluar ose ndaluar bashkëfolësin (Llatasin), por plotësisht e ka dhënë komente dhe nënpyetje që ta ritregojë ngjarjen kontestuese”, tha Prokuroria Publike e Shkupit më 21 shkurt kur e kishte dorëzuar aktakuzën.

Me ngritjen e aktakuzës, prokuroria kërkoi, dhe gjykata pranoi, konfiskimin e pasaportës së Llatasit dhe të dyve iu ndalua të kryenin disa aktivitete pune që lidhen me veprën penale, pra ndalimin e paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button