Macron dhe Von der Leyen do të vizitojnë Kinën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se në vizitën që do zhvillojë më 4 prill në Kinë do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Politico”, Macron në një deklaratë në Samitin Liderëve të BE-së, tha se i ka rekomanduar Von der Leyen që ta shoqërojë gjatë vizitës për të theksuar se Franca dhe Evropa janë “një zë i vetëm”.

Macron rikujtoi se kur Franca priti presidentin kinez Xi Jinping në Paris në vitin 2019, kancelarja gjermane e asaj periudhe Angela Merkel dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker e kanë shoqëruar atë.

Ai vuri në dukje se kanë ndarë “vizionin e përbashkët” me kancelarin gjerman Olaf Sholz me të cilin u takuan në kuadër të Samitit të Liderëve të BE-së dhe se sipas kësaj besojnë se është e nevojshme të jenë në kontakt me Kinën për presion mbi Rusinë.

Presidenti francez theksoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të ndalur luftën në Ukrainë në kuadër të ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të integritetit të saj territorial.

Zyrtarët e KE-së kanë konfirmuar se Von der Leyen do të shoqërojë Macron në vizitën e tij. Kjo do të jetë vizita e parë e Von der Leyen si presidente e KE-së.

Planifikohet që edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel të vizitojë Kinën në tetor. Michel vizitoi Pekinin në dhjetor 2022 dhe u takua me presidentin Xi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button