Kina, “sfida më e madhe strategjike” për Japoninë

Japonia në raportin vjetor të politikës së jashtme do ta cilësojë ndikimin rajonal të Kinës si “sfida më e madhe strategjike”, transmeton Anadolu.

Qeveria japoneze përballë ndikimit në rritje të Kinës në Indo-Paqësor, do të rrisë nivelet e shqetësimit në edicionin e fundit të raportit të saj vjetor të politikës së jashtme.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare “Kyodo” të cilin e bazon në burimet e kabinetit, thuhet se në raportin “Diplomatic Bluebook 2023” të Ministrisë së Jashtme të Japonisë, do të forcohet theksi mbi ndikimin e Kinës.

Sipas kësaj mesazhi “barten shqetësime të forta të sigurisë” që janë regjistruar në vitin 2022 kundër Kinës dhe do të përditësohen në mënyrën se Kina është “sfida më e madhe strategjike”.

Në raport do të përdoret shprehja “Qëndrimi diplomatik dhe aktivitetet ushtarake të Pekinit janë një çështje e shqetësimit serioz për Japoninë dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Marrëdhëniet Pekin-Moskë pas krizës Rusi-Ukrainë kanë shkaktuar shqetësim të thellë, thuhet në raportin ku do të vihet theksi mbi paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Raporti vjetor pritet të publikohet në prill pas miratimit nga kabineti i kryeministrit Fumio Kishida.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button