(VIDEO) Kishte ikur nga burgu, Policia e Maqedonisë së Veriut sot e arrestoi duke mbart drogë në vlerë prej 100 mijë euro

Në një pagesë rrugore janë arrestuar dy persona nga Haraçina pasi me veturën e tyre po bartnin 35 kilogramë drogë, përkundër asaj se kishin shmangur urdhrin e policëve për tu ndalur, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të kryer në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 4 thasë me marihuanë, në sasi të përgjithshme prej rreth 35 kg, në vlerë prej rreth 100.000 eurove”, raportoi Policia.

Fillimisht 32 vjeçari K.A. dhe 23 vjeçari O.A. kishin tentuar në autostradën Tetovë-Gostivar të shmangin urdhrin e policisë për ndalesë.

“Personat nuk e kanë respektuar shenjën e dhënë të ndalimin e automjetit, por kanë tentuar të arratisen, gjatë kësaj duke dëmtuar automjetin policor, por shumë shpejt janë ndaluar dhe janë privuar nga liria”, sqaroi Policia.

Pas arrestimit të tyre, është kryere edhe bastisje në shtëpitë e tyre në fshatin Haraçinë, ndërsa 32 vjeçari kërkohej edhe për arratisjen nga Burgu i Shtipit dhe për disa vepra tjera penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button