Site icon PORTALB

Nxënësit dhe studentët që janë përfitues të bursave me kontrata të vjetër, do të marrin të njëjtën shtesë mujore

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Me nismën për harmonizimin e shumave për bursat e nxënësve dhe studentëve, do të ketë rritje edhe për bursistët që kanë kontrata të vjetra, transmeton Portalb.mk.

“MASH  dhe Qeveria kanë nisur iniciativë për harmonizimin e shumave të kategorive të caktuara të bursave për nxënës  dhe studentë, ku  shfrytëzuesit e  vjetër me kontrata aktive për bursat do të përfitojnë të njëjtën shtesë mujore si përfituesit e rinj”, sqaroi Ministria.

Pagesa do të realizohet në mënyrë retroaktive, për çka do të ketë edhe marrëveshje të reja.

“Ndërkohë, po riorganizohet edhe mënyra e pagesës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të marrin rregullisht shtesat mujore në bazë të bursës”, raportoi Ministria, duke sqaruar që edhe rritja shumës për shujta ditore nga 120 denarë në 140 denarë është drejt finalizimit.

Exit mobile version