Cili produkt do të jetë me çmim të fiksuar do të varet nga analizat që bëhen në Ministrinë e Ekonomisë, paralajmëroi Kovaçevski
Çmimi për produktin e ardhshëm do të fiksohet varësisht nga analiza në Ministrinë e Ekonomisë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton MIA.
“Cili produkt do të jetë me çmim të fiksuar do të varet nga analizat që bëhen në Ministrinë e Ekonomisë. Nëse ka produkt që përmbush kushtet, atëherë normalisht Qeveria do të marrë vendim, nëse nuk ka, Qeveria nuk do të marrë vendim, ka thënë Kovaçeski.
Disa nga pyetjet e gazetarëve për Kovaçevskin kanë pasur të bëjnë edhe me deklaratën se edhe njeriu i parë i Koresë së Veriut poashtu ka vizituar dyqane për të parë çmimet, gjë për të cilën kryeministri reagoi dhe tha se pyetja është e pavend dhe nëse gazetari është në Korenë e Veriut nuk do të mund të parashtrojë as pyetje.
“Mendoj se konstatimi juaj është i pavend me faktin që kryetari i Qeverisë shkon për të kontrolluar çmimet e produkteve që me vendim janë të fiksuar nga ana e Qeverisë dhe nuk do të përgjigjem ndaj konstatimit tuaj pasi nëse jeni në Korenë e Veriut ju nuk do të mund as pyetje të parashtroni”, ka thënë Kovaçevski.
Që nga 28 shkurti është fiksuar çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, ndërsa nga 16 marsi një pjesë e pastave dhe produkteve të qumështit, ndërsa prej ditës së djeshme edhe e orizit dhe vezëve. Ministria e Bujqësisë tashmë ka përgatitur analizë për çmimet e pemëve dhe perimeve, ndërsa vendimin do ta marrë Ministria e Ekonomisë konform Ligjit për tregtinë.