Site icon PORTALB

Ministri premton ta kyç thuajse tërë Maqedoninë ‘online’

Ivo Ivanovski, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë

Ivo Ivanovski, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë

Deri në vitin 2018 mbi 80 për qind e popullatës në Maqedoni do të ketë qasje në internet. Kjo është premtuar sot nga ministri për shoqëri informatike dhe administrate, Ivo Ivanovski. Ata këtë e ka proklamuar në Samitin botëror për shoqëri informatike, që u mbajt në Gjenevë, i prezentoi qëllimet qeveritare për katër vitet e ardhshme, me të cilat shtesë do të kontribuohet në zhvillimin e shoqërisë informatike në Maqedoni.

“Qëllimi ynë është 80 për qind e popullatës në Maqedoni deri në vitin 2018 të mbulohet me internet me shtrirje të gjerë me shpejtësi prej 100 Mbs. Më pas, numri i amvisërive të cilat shfrytëzojnë internet të arrijë deri në 90 për qind deri në vitin 2018, të paktën 33 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme t’i shesin produktet e tyre online, të ulen shpenzimet e roamingut, si dhe të rritet numri i e-shërbimeve”, paralajmëroi Ivanovski.

Exit mobile version