Kampionati i futbollit që do të ndalë lojën për iftar
Premier League nuk do të jetë pengesë për futbollistët të cilët agjërojnë për Ramazan nga 22 marsi deri më 21 Prill. Ata do të kenë mundësinë të konsumojnë diçka në orarin e iftarit dhe në këtë sezon do të jetë me rregull, raporton Klan.
Shoqata e arbitrave ka informuar zyrtarët e garës që t’i mundësojnë futbollistëve të hanë dhe të pinë ujë në orarin e përcaktuar nga kalendari mysliman për ndërprerjen e agjërimit.
Më parë kjo vendosej mes ekipeve ose lihej në dorë të zyrtarëve të sfidës. Një nga skuadrat që pati më tepër raste në sezonet e kaluar ishte Leicester City. Në Premier League ka futbollistë nga qindra vende të botës ku nuk mungojnë ata me besimit mysliman.