Mërgata shqiptare do të jep bursa për studentët shqiptarë të arkeologjisë
Agjencia për Mëgatën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që përmes mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë siguruar bursa të plota për studentët shqiptarë të arkeologjisë, transmeton Portalb.mk.
“Pas takimeve me Shoqatën Prespa, Shoqatën Uskana dhe Shoqatën Valët e Liqenit, përfaqësuesit e këtyre organizatave shqiptare në SHBA u zotuan se për vitin akademik 2023/2024 do të ndajnë 3 bursa me financim 100% të studimeve për studentët që do të studiojnë Arkeologji në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë”, njoftoi Agjencia për Mërgatën në Maqedoninë e Veriut.
U paralajmërua që muajin e ardhshëm do të shpalosen detaje të këtij Konkursi.