U arrestua kreu i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan Kallxo.com.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në Polici për intervistim gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button