Marrëveshje e Ohrit me zbatim evropian

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. 

Rezultatet e bisedimeve Beograd – Prishtinë në Ohër fundjavën e kaluar tashmë janë analizuar gjerësisht. Këtu do i referohemi një aspekti specifik – zbatimit të marrëveshjes.

Malinka Ristevska Jordanova

Duke pasur parasysh se as presidenti serb Vuçiq, e as kryeministri i Kosovës Kurti nuk e nënshkruan marrëveshjen, Bashkimi Evropian si “lehtësues” me një deklaratë të veçantë dëshmoi se është arritur marrëveshje. Në të nënkryetari i Komisionit evropian dhe Komisari i lartë për politikën e jashtme të BE-së Zhozef Borrell në emër të BE-së e përshëndeti arritjen e Marrëveshjes, e cila do të jetë “pjesë integrale dhe obliguese” e rrugës evropianë të të dyja palëve.

Njëkohësisht, nëkryetari Borell nuk e fshehu se propozimi fillestar ka qenë shumë më i detajuar, por se palët nuk kanë mundur të arrijnë pajtueshmëri për të. Sipas vlerësimit të tij për atë, Kosovës i ka munguar fleksibiliteti mbi thelbin, ndërsa Sërbisë – mosgadishmëria për nënshkrim, kundrejt gadishmërisë për implementim.

Për shkak të statusit të këtillë të marrëveshjes, rëndësi më të madhe merr instalimi i zbatimit të të njëjtës në procesin e aderimit të secilës palë.

Në aneksin e Ohrit është precizuar se si duhet të sigurohet kjo për Serbinë dhe Kosovën në veçanti, sepse ato janë në faza të ndryshme të procesit të aderimit. Për Serbinë kjo do të ndodhë nëpërmjet instalimit të obligimeve në dispozitat e Kaptinës 35, të cilat do t’i inicojë lehtësuesi – BE-ja. Për Kosovën kjo do të bëhet nëpërmjet instalimit të obligimeve në agjendën e Grupit special të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – trup i formuar në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.

Sipas të ashtuquajturës “klauzolë për barazpeshë” të Kornizës negociuese për Serbinë, Kaptina specifike për Serbinë – normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën (përkrah kaptinave 23 dhe 24 – Legjislatura dhe të drejtat themelore dhe Drejtësia dhe punët e brendshme) është kyçe për përparimin e negociatave në përgjithësi. Gjegjësisht, nëse nuk ka përparim në këto kaptina, nuk hapen ose mbyllen kaptina/klasterë të tjera. Determinuesit e përkohshëm për këtë kaptinë për Serbinë (36 në numër) Këshilli i BE-së i ka përcaktuar unanimisht dhe kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së deri atëhershme për normalizim të marrëdhënieve. Tani ato duhet të rishikohen, sigurisht me një vendim unanim të Këshillit të BE-së.

Përndryshe, edhe korniza negociuese për Serbinë dhe Marrëveshja për stabilizim dhe asocim me Kosovën tashmë përmbajnë një tekst identik – se procesi i aderimit duhet të sigurojë që të dy palët të “mund të vazhdojnë në rrugët e tyre adekuate evropiane, duke e evituar bllokadën e palës tjetër që gradualisht duhet të sjellë deri te normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, edhe atë – në formën e një marrëveshjeje juridikisht obliguese deri në fund të negociatave për aderim të Serbisë”. Kështu, nuk është çudi që Borelli deklaroi se edhepse nuk është nënshkruar, Marrëveshja e Ohrit është juridikisht obliguese – diçka që me siguri do të jetë lëndë edhe e interpretimeve të ndryshme.

Një mekanizëm i ri plotësues për implementim është Komisioni i përbashkët për ndjekjen e zbatimit të Marrëveshjes me të cilin do të kryesojë BE-ja, e i cili duhet të formohet për 30 ditë.

Nuk është asgjë e re edhe mekanizmi për kushtëzimin e ndihmës së BE-së, i cili duhet të jetë nxitje për plotësimin e marrëveshjes dhe i cili është i përfshirë në dokumentet e shumta të deritanishme të procesit të aderimit, por i theksuar edhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Ajo që do të jetë shumë me rëndësi për zbatimin nuk do të jenë formulimet konkrete të Marrëveshjes së Ohrit, por vullneti real politik i të dy palëve dhe fuqia e BE-së që ta imponojë, gjegjësisht ta nxitë plotësimin. Për BE-në përshpejtimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës fitoi prioritet në konstelacionin e ri gjeopolitik pas agresionit rus mbi Ukrainën. Se sa do të arrijnë në këtë proces institucionet e saj ta përdorin karrotën dhe shkopin do të bëhet e ditur në muajt e ardhshme – me procedurat pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, liberalizimin e vizave, si dhe përparimin/zbrapsjen e Serbisë në negociata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button