Site icon PORTALB

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i larguan vizat

Nga datat 20 prill do të hiqen vizat me Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

Dy muaj më parë zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino dhe ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding firmosën marrëveshje për heqjen e vizave me Kinën.

Ndërkohë, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi në një intervistë për Euronews Albania pak kohë më parë se së shpejti do të hiqen vizat edhe me Japoninë.

Exit mobile version