Site icon PORTALB

U ngushtua dallimi ndërmjet tri ekipeve të para në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Shkendija - Shkupi (Shkendija)

Me mbylljen e ndeshjes ndërmjet Skopjes dhe Shkëndija, u ngushtua diferenca ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija me fitoren e realizuar sot si mysafir i Skopjes me rezultat 0-2, arriti të marrë 3 pikë që i ndihmojnë t’i afrohet Shkupit që gjendet në pozitën e dytë. Me mbylljen e kësaj jave, Shkëndija ka 41 pikë nga 22 ndeshje, Shkupi 42, ndërsa Struga 46 pikë.

Struga këtë javë arriti të fitojë kundër Rabotniçkit, por Shkupi arriti të marrë vetëm një pikë si mysafir i Akademija Pandevit.

Shkëndija në kuadër të Kupës do të përballet Makedonia Gj.P. më 5 prill, ndërsa në të njëjtën ditë do të luajë edhe Struga Trim&Lum kundër Sileksit. Në gjysmëfinale luhet vetëm nga një ndeshje.

Exit mobile version