Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut për katër orë gjatë mesnatës u arrestuan 62 persona, 60 prej të cilëve fëmijë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut për katër orë ka arritur të arrestojë 62 persona në dy qytetet, ashtu që 60 prej tyre ishin fëmijë, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën prej orës 00:00 deri në ora 04:00, gjithë sektorët e punëve të brendshme kanë kryer kontrolle në lidhje me pjesëmarrjen e fëmijëve në objekte hotelerike, si dhe përdorimin dhe shitjen e alkoolit te fëmijët në 267 objekte hotelerike dhe 26 lokacione”, sqaroi Policia.

Policia ka sqaruar që në një lokal të Tetovës u arrestua një person i cili kishte një qese të mbushur me pluhur të bardhë.

“Në territorin e SPB Shkup, janë arrestuar 61 persona, 60 prej të cilëve ishin fëmijë që në mesnate ishin kapur në lokalet e natës”, sqaroi Policia, duke theksuar që njëri prej tyre ka kryer sulm ndaj punonjësve të policisë.

Exit mobile version