Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në emisionin “Debat Plus”, në televizionin kosovar “Dukagjini”, mbrëmë deklaroi se rruga Tetovë-Prizren nuk ka mundësi të realizohet shpejtë, gjegjësisht në tre vitet e ardhshme. Kjo deklaratë e shkel premtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili në vitin 2021 deklaroi se për 2-3 vjet rruga do të jetë gati, shkruan Portalb.mk.
“Nuk shoh mundësinë që të realizohet shpejtë po flasim për një, dy, tre vite, por gjithsesi brenda këtij viti pjesa projektuese do të jetë e kryer në aspektin buxhetor dhe përzgjedhësin e porjektimit”, tha Grubi.
Gazetari ndërhyri me fjalët “kjo i bie që në Qeverinë Kurti 2 nuk mund të bëhet”, ndaj çka Grubi shtoi se “është e pamundur të kryhet se s’ka as projekt për momentin”.
Deklarata e Grubit e hedh poshtë premtimin e kryeministrit Kurti, i cili bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka (i cili nuk i fitoi zgjedhjet) më 13 nëntor të vitit 2021 gjatë fushatës parazgjedhore e publikuan një video në të cilën e kanë prezantuar projektin për rrugën Prizren – Tetovë, ndërkaq kanë premtuar që brenda 2-3 vitesh do të mbarojë tërësisht.
“Bashkë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, jemi dakorduar që sivjet ta projektojmë rrugën, ndërkaq vitin e ardhshëm ta realizojmë atë në tërësi. Kismet pas dy ose tre vjetësh, do të udhëtojmë së bashku prej Prizrenit në Tetovë, ashtu veç për kafe”, premtoi Kurti.
“Për kafe, bozë dhe bakllavë”, ia ktheu Haskuka.
Grubi: tenderi për projektuesin duhet të shpallet brenda disa javëve
Nga ana tjetër, mbrëmë Grubi tha se Maqedonia e Veriut e ka marrë përsipër ta bëjë projektimin dhe është çështje javësh se kur do të shpallet tenderi për zgjedhjen e projektuesit, ndërkaq më pas duhet të gjenden mjete për realizimin e saj.
“Vetëm Maqedonia kishte plane për këtë rrugë pasi që ishim të vetmit që kishim fizibilitet mbi këtë projekt. Në kontaktet e para që i vendosëm me Qeverinë e kryeministrit Kurti dhe mbledhjen e përbashkët më 11 janar që u mbajt, nënshkruam marrëveshje për rrugën Prizren Tetovë, e cila duhet të fillon diku në fshatin Veshallë në Tetovë dhe të del në malësinë e Prizrenit, me një tunel prej 6,4 kilometër dhe u dakorduam. Ne morëm përsipër që të bëjmë edhe projektimin, parashikuam buxhet në buxhetin e Ndërmarrjes së Rrugëve, për ta shpallur projektimin dhe besoj është çështje javësh për ta shpallur këtë projektim. Pastaj, varësisht se kush fiton, cila shtëpi projektuese, e projekton rrugën dhe pas projektimin duhet të gjenden mjete për realizimin e kësaj rruge”, shtoi Grubi.
Ndryshe, ashtu siç njoftoi Portalb.mk, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka miratuar trasenë nëpër të cilën do të duhet të kalojë rruga e premtuar Tetovë-Prizren. Gjatësia e rrugës, sipas studimit të fizibilitetit i cili është bërë në vitin 2013-të, duhet të jetë 40.6 kilometra dhe do të lidhet me tunel prej 6.4 kilometra. Varianti i zgjedhur është më i shtrenjtë sesa ai që rekomanduan ekspertët të cilët e kanë bërë analizën e arsyetimit ekonomik. Ata kanë rekomanduar që traseja më e favorshme është varianti me tunel prej 3.2 kilometra.
Në lidhje me këtë, nga Qeveria sqaruan se është zgjedhur ky variant për shkak përparësisë së lidhjes me Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit dhe strukturës moderne rrugore (të asfaltuar) e cila ka nevojë vetëm për rikonstruim.
BDI rrugën Tetovë-Prizren e premtoi në katër palë zgjedhje parlamentare
Pavarësisht se rruga do të duhej të fillonte në vitin 2014-të dhe të mbaronte në vitin 2018-të, partia shqiptare në pushtet, BDI ndër vite ka premtuar realizimin e të njëjtës. Portalb.mk, ka bërë një përmbledhje të premtimeve, ndër vite edhe pse kjo parti i ka fshirë programet me premtime parazgjedhore nga ueb-faqet:
- 2011
Programi “Bashkë drejt qëllimit”, 2011
“Rruga Tetovë-Prizren. Studim fizibilitet për të analizuar mundësinë e një rruge të re që mund të lidhë këto dy vendbanime dhe arsyeshmërinë ekonomike”.
- 2014
Programi zgjedhor 2014
Rruga Tetovë-Prizren. Studimi i parë i fizibilietit për këtë rrugë ka përfunduar. Bazuar në rezultatet e studimit do të shqyrtohen alternativat më të arsyeshme ekonomike, në bashkëpunim me Kosovën
- 2016
Zgjedhje 2016 – Në programin parazgjedhor të BDI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në pjesën “Transport” (faqe 3), është premtim i dhënë për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.
- 2020
Programi i BDI-se zgjedhje parlamentare 2020:
Rruga Tetovë – Prizren. Ky projekt do të jetë në vlerë prej 40 milion-60 milion euro, mjete që do të sigurohen nga buxheti i shtetit dhe Banka Botërore. Realizimi i këtij projekti do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të zonës, shkëmbimin tregtar në mes dy vendeve, qasjen më të shpejtë për dalje në det (porti i Lezhës dhe i Durrësit), zhvillimi i turizmit në Kodrën e Diellit, etj.
Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.
- LEXO: Përkundër rekomandimeve të ekspertëve, RMV zgjodhi trasenë më të shtrenjtë për rrugën Tetovë-Prizren
- LEXO: Qeveria thotë se për shkak infrastrukturës ekzistuese e ka zgjedhur variantin më të shtrenjtë për rrugën Tetovë-Prizren
- LEXO: Për rrugën Tetovë-Prizren është e nevojshme një analizë e mirë dhe koordinim i saktë i të dy vendeve, vlerësoi Boçvarski
- LEXO: Rustemi: Pas miratimit të Projektit Ideor, do të dihet se kur do të jetë gati rruga Tetovë-Prizren
- LEXO: Albin Kurti: Pas 2-3 vjetësh do të jetë gati rruga Prizren – Tetovë (VIDEO)
- LEXO: Rruga Tetovë-Prizren: Parashikohet të bëhet me tunel 6.4 kilometra, nga Bozofca deri në Manastricë të Kosovës
- LEXO: Ja çfarë nënshkruan Kurti dhe Zaevi në Shkup për rrugën e premtuar Tetovë-Prizren
- LEXO: Rruga Tetovë – Prizren, premtime dhe deklarata, nuk dihet sa do të kushtojë e as kur do të fillojnë punët
- LEXO: Qeveria Kurti zotohet për ndërtimin e rrugës strategjike kombëtare Prizren-Tetovë
- LEXO: Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren assesi të fillojë
- LEXO: Kurti premtoi tunelin që do të lidhë Prizrenin me Tetovën
- LEXO: Kur do të jetë gati rruga Tetovë-Prizren?
- LEXO: Rruga Tetovë – Prizren mbetet vetëm premtim
- LEXO: Rruga Tetovë-Prizren ngelet vetëm një premtim parazgjedhor