Thaçi u ankua te Gruevski për mos-përfshirjen e PDSH-së në Qeveri?

Menduh Thaçi ka takuar para pak çastes kryeministrin Nikolla Gruevski në Shkup. Duke iu referuar burimeve brenda PDSH-së lajmin e ka bërë të ditur portali TetovaSot.

Menduh Thaçi sapo ka përfunduar një takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, ku kryetemë e diskutimit mes kryetarit Thaçi dhe kryeministrit Gruevski ka qenë përfshirja eventuale e PDSH-së në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

Pritet që në ditët në vijim të informohemi zyrtarisht për hapat e mëtejshme të PDSH-së dhe për mënyrën e pjesëmarrjes së saj në qeveri.

Lajme të ngjashme

Back to top button