Site icon PORTALB

Taulant Seferi e ardhmja e futbollit evropian (Intervistë)

Taulant Seferi

Taulant Seferi

Njëri nga talentët më të mëdhenj në Maqedoni, 17-të vjeçari Taulant Seferi (Sulejmanov) nga Kumanova i cili nga Janari i vitit të ardhshëm do të paraqitet për skuadrën zvicrane ‘Young Boys’, në një intervistë për Portalb flet rreth fillimit të karierës së tij si futbollist, trasferimin e tij tek Young Boysi dhe cilën ekipë e përkrah ai në këtë botëror.

17-të vjeçari i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Rabotniçkit , vetëm pak javë më parë hyri edhe në historinë e futbollit të Maqedonisë, si futbollisti më i ri që ka luajtur për Maqedoninë.

Intervistoi: Zekirja Mexhiti

PORTALB: Taulant, na tregoni kur filluat të merreni me futboll, cfarë ju shtyu?

Taulant Sulejmani: Me futboll kam filluar të merrem prej moshës 7 vjeçare kur dhe fillova të stërvitem në shkollën futbollistike të Milanos në Kumanovë. Po si të them, më shtyu të merem me futboll talenti im që të tjerët e kanë vlerësuar mirë dhe besoj që tani me sukses jam duke vazhduar.

PORTALB: Debutimin e parë si futbollist profesionist e kishe para këtij viti në ndeshjen e Kupës kundër Novacit, na trego si u ndjeve ne ato momente?

Taulant Sulejmani: Po është e vërtet se ishte debutimi i parë si futbollist profesionit në klubin ku jam unë aktualisht pra me Rabotniçkin, dhe nuk e di si ta përshkruaj, të themi se në atë ndeshje kisha pak emocione. Megjithatë kjo ishte një ndeshje e mirë për mua.

PORTALB: Taulant, tani më je pjesë e kombëtares së Maqedonisë, dhe atë si lojtari më i ri që ka debutuar me kombëtaren. Është vështirë të jesh mes tyre?

Taulant Sulejmani: Po besoj se është mjaftë vështirë pasi aty ke lojtarë të cilët luajnë në ekipe të mëdha. Për shembull e kemi Agim Ibraimin i cili është në Seria A dhe shumë e shumë të tjerë. Do kisha thënë se mirë jam adaptuar shpejtë me ato lojtarë dhe besoj se do të vazhdoj kështu.

PORTALB: Nëse eventualisht merrni ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë, a do të pranonit të luani për atë?

Taulant Sulejmani: Në jetë asgjë nuk i dihet, më mir do thoja këtë gjë ti’a lëmë kohës.

PORTALB: Vetëm pak javë më parë kompletuat transferimin tuaj në skuadrën zvicerane Young Boys, mund të na japësh pak detaje rreth transferimit?

Taulant Sulejmani: Po unë vetëm pak javë më parë kompletova transferimin tim në klubin zviceranYoung Boys. Dua të falënderoj menaxherët e mi Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç të cilët kanë bërë një punë të madhe për mua dhe shpresoj të vazhdoj me këtë formë për të shpërblyer mundin e tyre.

PORTALB: Çfarë mendimi keni për kampionatin maqedonas?

Taulant Sulejmani: Kampionati maqedonas nuk është shumë i fuqishëm. Por, për talentët e rinj është superior, ata munden ta tregojnë talentin e tyre dhe mendoj se për hapat e parë të një futbollisti është i mirë. Sipas meje, skuadra ime Rabotniçki është skuadra më e fortë, pasi jo rastësisht ne e fituam edhe kupën e Maqedonisë edhe titullin. Po ka edhe skuadrat tjera, futbolli në Maqedoni ka filluar të zhvillohet shumë, e kemi Shkendijën që ka lojtar të mëdhej po ashtu edhe Vardari që kanë sponzorë të mëdhej. Sinqerisht shpresoj që një ditë kampionati i Maqedonisë të bëhet si një kampionat evropian.

PORTALB: Cili është lojtar i juaj i preferuar dhe cilën skuadër e përkrahni në Botërorin e sivjetmë?

Taulant Sulejmani: E preferoj shumë Cristiano Ronaldon, dhe jo rastësisht është lojtari më i mirë në botë kurse në Botëror e përkrahi skuadrën e Argjentinës e cila besoj se do të triumfojë në këtë Botëror.

PORTALB: Për fund, një mesazh për adhuruesit e futbollit?

Taulant Sulejmani: I kisha këshilluar gjeneratat e reja dhe bashkëmoshatarët mi që të punojnë më shumë, mos ta humbin shpresën pasi vërtet mund të arrijnë edhe atë duke u nisur nga këtu në këtë kampionat të Maqedonisë pasi që është shumë kampionat i mirë për të treguar talentin. Ju them që të merren me sport pa marrë parasysh se çfarë sporti është qoftë futboll, basketboll apo hendboll.

PORTALB: Neve s’na mbetet tjetër pos që të të urojmë suksese gjatë hapave të mëtutjeshme.

Taulant Sulejmani: Ju falënderoj edhe juve dhe ju dëshiroj suksese.

Exit mobile version