Site icon PORTALB

Tetova, Kumanova, Çairi dhe Gostivari komunat me më shumti kurorëzime, e fundit dallohet edhe për shkurorëzime

Martesë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit në vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 2 762 kurorëzime, ndërkohë kanë ndodhur 339 divorce, transmeton Portalb.mk.

Në Tetovë janë regjistruar më së shumti kurorëzime (159) brenda tre muajve, pastaj në Kumanovë (152), Çair (129), Gostivar (129) dhe Likovë (109). Ndërkohë në disa komuna nuk është regjistruar asnjë kurorëzim: Vevçan, Debarcë dhe Pllasnicë.

Komunat që kanë regjistruar më së shumti divorce gjatë këtyre tre muajve janë: Gostivar (46), Strumicë (30), Manastir (22) dhe Tetovë (18).

 

Exit mobile version