Site icon PORTALB

Deri më 21 mars mund të aplikohet në thirrjen e Bankës Popullore për të marrë pjesë në punimet e Klubit të Hulumtuesve

Analiza ekonomike, ekonomi, euro, denare

Foto: Portalb.mk/Suad Bajrami

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike përmes së cilës mund të aplikojnë të interesuarit për të marrë pjesë në sesionit e 46-të në Klubin e Hulumtuesve, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje për paraqitjen e punimeve në sesionin e 46-të në Klubin e Hulumtuesve, e cila do të mbahet më 30 mars të vitit 2023, duke filluar prej orës 14:00, në hapësirat e Bankës Popullore. Hulumtuesit e interesuar mund të paraqiten me dorëzimin e materialeve në e-adresën: info@nbrm.mk, më së voni deri më 21 mars”, sqarojnë nga Banka.

Rekomandohet që punimet duhet të jenë në përputhje me trendet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, duke përfshirë edhe analiza empirike dhe përfundime.

“Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore e hulumtuese, veçanërisht në kuadër të politikës monetare dhe makroekonomisë”, sqarojnë nga Banka, duke theksuar që anëtarësimi është i hapur.

Exit mobile version