Site icon PORTALB

U arrestua 68 vjeçari i cili sapo kishte kryer vjedhje në një xhami

Xhamia e Mustafa Pashës, gjatë kohës së virusit korona (23.04.2020)

Xhamia e Mustafa Pashës, gjatë kohës së virusit korona (23.04.2020), Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Një 68 vjeçar është arrestuar derisa në orët e vona tentoi të kryen vjedhje në një xhami në Maqedoninë e Veriut. Policia paralajmëroi kallëzim penal ndaj të dyshuarit, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 23:25, dje në Resnjë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor në Resnjë, e kanë arrestuar 68 vjeçarin M.F. nga Manastiri”, raportoi Policia, duke e cilësuar këtë si “vepër të rëndë”.

Policia sqaroi që ai ishte kapur menjëherë pas kryerjes së veprës në xhami, ku kishte marrë disa para dhe disa vegla pune.

“Te i ishin gjetur paratë, të cilat i janë kthyer personit përgjegjës në xhami”, sqaroi Policia.

Exit mobile version