Site icon PORTALB

Ekspozitë me ndotjet në mjedisin jetësor në Tetovë, Inspektorati Komunal të dënojë ndotësit (Video)

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Aktivistët rinor në Tetovë kanë ndjekur ndotësit potencial të ambientit jetësor të cilët nëpër qytet me hedhjen e mbeturinave krijojnë deponi ilegale gjithandej dhe të njëjtat përmes fotografive i shfaqën përmes një ekspozite. Qëllimi i së cilës është të ndërgjegjësojë dhe të veprohet në këtë drejtim që rastet e tilla të eliminohen, shkruan Portalb.mk.

Ardonit Ismaili, koordinator i projektit nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED) sqaroi për Portalb se dy mobilizatorët e tyre kanë ndjekur ndotësit ekologjik në Komunën e Tetovës, dhe kanë arritur të mobilizojnë komunitetin, ku me të rinjtë e qytetit kanë fotografuar ndotësit të cilat i kanë hedhur në ekspozitë e cila u prezantua sot para publikut në hapësirat e Forumit për Ndryshime në Arsim.

“Nëpërmjet kësaj ekspozite synohet të arrihet ndërgjegjësimi i popullatës dhe synohet që të arrihet deri aty sa që Inspektorati Komunal Ekologjik të merr masa të duhura ndaj ndotësve potencial dhe të gjitha raportet që janë në faqen E-report. Këto të gjithë fotografitë do të raportohen edhe atje, të njëjtat të ndiqen dhe të dënohen nga inspektorati që të mos kemi ndotje të ambientit në Komunën e Tetovës”, tha Ismaili.

Kjo ekspozitë u organizua nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED) në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore” që qeverisë së Zvicrës, zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore” (IFES).

Exit mobile version