Site icon PORTALB

Mali i Zi, një person humbi jetën nga shpërthimi në Gjykatën Themelore në Podgoricë

Bombë në Gjykatën në Mal të Zi

Bombë në Gjykatën në Mal të Zi, foto: AA

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 5 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton Anadolu.

Policia malazeze njoftoi se M.B. (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes ka humbur jetën.

“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa 5 persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë plagosur”, ka thënë policia.

Ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.

Exit mobile version