Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, ndërkohë në disa komuna u regjistrua shtim natyror

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të popullsisë në bazë të asaj se numri i lindjeve është më i vogël sesa i vdekjeve, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2022, numri i lindjeve të gjalla është 4 427 fëmijë, ndërkohë kanë vdekur 5 043 persona, nga të cilët 9 foshnje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që numri i lindjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është ulur për 4.7 %, ndërsa numri i vdekjeve është ulur për 26.8 %.

Shtim natyror më të madh kemi në Saraj (95), Tetovë (89), Haraçimë (66) dhe Çair (66), ndërkohë më së paku në Manastir (-98), Aerodrom (-81) dhe Kisella Vodë (-79).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button