RMV, Kuvendi votoi ministrat e rinj, sot vazhdon debati për zëvendës ministrat (Video)
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë pak minuta para mesnate votoi zgjedhjen e ministrave të rinj, deputetët nga opozita maqedonase nuk votuan. Me këtë, Aleanca për Shqiptarët u bë zyrtarisht pjesë e Qeverisë. Në ndërkohë sot në ora 14:00 do të vijojë debati për shkarkimin dhe zgjedhjen e zëvendës ministrave, transmeton Portalb.mk.
Emrat e ministrave që u votuan janë: Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjatë seancës së djeshme, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë hedhur akuza të ndërsjella për krim dhe korrupsion.
Në seancën e 104-të pas zgjedhjes së ministrave dhe pas një debati dhjetë ditor do të vijojë diskutimi dhe të votohet për shkarkimin e pesë zëvendësministrave dhe të emërohen zëvendësat të rinj.
Për këtë pikë, për fjalë u paraqitën 40 deputetë ndërsa së bashku me kryeministrin 41, ndërsa seanca siç njoftoi kryetari i Kuvendit seanca do të vijojë sot nga ora 14:00.
Emrat e zëvendës ministrave të rinj që duhet të votohen janë: Tiron Jajaga (Aleanca) – Zëvendësministër i Mbrojtjes; Vjollca Berisha (Aleanca) – Zëvendësministre e Bujqësisë; Viktorija Avramovska-Mandiq (LSDM) – Zëvendësministre e Drejtësisë; Maja Manoleva (LSDM) – Zëvendësministre e Shëndetësisë; Agim Nuhiu (BDI) – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Kujtojmë se rikonstrumi i Qeverisë erdhi pas hyrjes së Alenacës për shqiptarët në pushtet. Pas këtij vendimi, nga Qeveria u largua Alternativa dhe Lidhja Demokratike.
Alternativa në Qeveri u fut dhjetorin e vitit 2021 me nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev. Hyrja e kësaj partie në Qeveri erdhi pasi nuk u arrit numri për të krijuar shumicë të re parlamentare midis VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë E Majta.
Partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua më 9 shkurt se do të jetë pjesë e Qeverisë. Hyrja e ASH-së në Qeveri e ngushtoi vendin për Alternativën, BDI-në dhe mandataren LSDM, të cilat duhet t’i lirojnë disa pozita.
Një koment