SHBA, mbahen protesta me rastin e një vjetorit të luftës Rusi-Ukrainë (Video)

Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington DC dhe në San Francisco u mbajtën protesta me rastin e 1-vjetorit të luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.

Qindra protestues që u mblodhën para memorialit Lincoln në Washington protestuan kundër luftës duke mbajtur në duar flamujt të Ukrainës dhe pankarta që dënojnë Rusinë.

Drejtuesja e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power e cila mori pjesë në protestë, në një fjalim tha se si SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës.

“Ukrainës po i them përsëri; po fitoni. Jo vetëm territoret tuaja, por po fitoni të drejtën për të vetëvendosur e cila është e drejta më themelore. SHBA-ja do të jetë gjithmonë pranë jush deri në fund”, tha ajo.

Ndërsa në qytetin San Francisco në Kaliforni dhjetëra persona, shumica ukrainas dhe irlandezë u mblodhën para ndërtesës së Trageteve dhe mbajtën protestë për solidaritet me Ukrainën.

Në protestë krahas flamujve të Ukrainës u mbajtën edhe pankarta me mbishkrime kundër luftës dhe të cilat kërkojnë mbështetje për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button