Prej marsit paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të rritet në 20.175 denarë

Qytetarët që marrin pagë minimale, duke filluar nga paga e marsit, do të ketë të ardhura më të larta për 2.000 denarë në muaj, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rritja e pagës minimale do të jetë për 12,25%, gjegjësisht e njëjta do të kapë vlerën e 20.175 denarë, njofton Portalb.mk.

“Me ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të miratuara në mars 2022, vendoset metodologji e re, e cila është zgjidhje sistemore dhe me të cilën nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Çdo vit, në muajin mars paga minimale harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, edhe atë 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës dhe 50% nga rritja e pagës mesatare nga viti i kaluar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Prej vitit 2017-të, në Maqedoninë e Veriut ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Kështu, në periudhën 2017/2018, paga minimale ka qenë 12.000 denarë, ndërkaq në vitin 2019-të është rritur në 15.194 denarë. Në mars të vitit 2022, paga minimale arriti në 18.000 denarë, për dallim prej vitit 2016-të kur paga minimale ishte 10.80 denarë. Në mars të vitit 2023 paga minimale do të bëhet 20.175 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button