Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë e ka demantuar informatën e radios ruse “Zeri i Rusisë” se në Ballkan dhe në Maqedoninë perëndimore ka kapmë ku ushtrohen terorristët islamik për gjoja se të kryejnë sulme vetëvrasës në emër të Xhihadit.
“E ndjekim në kontinuitet situatën e sigurisë në Maqedoni por edhe në regjion. Momentalisht qytetarëve nuk u kanoset asnjë rrezik më serioz ndaj sigurisë së tyre. Ne jemi të gatshëm që menjëherë të reagojmë për ta neutralizuar çfarëdolloj rreziku që mund të paraqitet” tha sot zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Demanton edhe ambasada ruse
“Nuk është e saktë. Bëhet fjalë për lajm të vjetër që gazetari rus e ka shkruar në vitin 2003 ndërsa informacionet në mediat maqedonase lajmin e paraqesin si aktual, por që ambasada ruse do ta shqyrtojë edhe më hollësisht këtë çështje”, thonë nga ambasada ruse.