Site icon PORTALB

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje për 14.8 përqind, sektori më i paguar është ai i transportit ajror

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e pagës mesatare neto për 14.8 për qind në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Industria përpunuese (20.4%), Arte, argëtim dhe rekreacion (20.2%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (19.0%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rroga më e lartë në dhjetor ka qenë në sektorin e transportit ajror (94 537 denarë) dhe Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera arreth tij (88 192 denarë). Ndërkohë rrogë mesatare më e ulët është regjistruar te Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (19 510 denarë) dhe Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (21 310 denarë).

Exit mobile version