Për Daravellskin në Gjykatën Penale është formuar lëndë dhe pritet të caktohet seancë

Përsëritja e procedurës për ish-drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski është e lejuar. Është formuar lëndë dhe do ta shohim, do të vlerësohet nëse ka pengesa për udhëheqjen e procedurës, ndërsa ajo është vjetrim i veprës, raporton MIA. Do të shohim, por tani për tani por pritet caktimi i seancës, thonë nga Gjykata Themelore Penale.

Nga Gjykata Themelore, sot në brifingun me mediat, lidhur me rastin e Daravellskit, theksojnë se vendimi është në pajtim me protokollin e dytë të Konventës Evropiane për ekstradim, në pajtim me të cilën shteti ynë ka dhënë garanci për të drejtën e gjykimit të serishëm në vitin 2015, kur është arrestuar në Beograd dhe është kërkuar ekstradimi i tij.

“Paragrafi 2 i nenit të njëjtë thotë se “kur pala e lutur do ta njoftojë personin për të cilin është kërkuar ekstradim, për atë se është sjellë aktvendim në mungesë të tij, këtë njoftim lutësi nuk do ta konsideroj si notifikim formal”. Kjo do të thotë se është duke vijuar afati prej një viti, edhe pse të gjithë e dimë se ka qenë në paraburgim, e ka ditur dhe është njoftuar për aktgjykimin”, sqarojnë nga Gjykata Penale.

Të dyja kushtet, potencojnë nga Gjykata Penale, janë përmbushur në nenin 456 – Përsëritja e procedurës së një personi të gjykuar në mungesë nga Ligji për Procedurë Penale nga viti 2013, siç e zbatojmë.

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale Shkup, e lejoi përsëritjen e procedurës penale kundër Dragan Daravellskit i cili u dënua me shtatë vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2,5 milionë euro në periudhë prej vitit 1999 deri në vitin 2002.

Ministria e Drejtësisë disa herë kërkoi ekstradimin e tij, pasi ai u arratis në Serbi. Daravellski u arrestua në Beograd në vitin 2016 pas fletëarrestimit ndërkombëtar të autoriteteve të vendit, por atëherë autoritetet serbe nuk e ekstraduan, pasi ka pasur shtetësi serbe.

Ai muajin e kaluar u arrestua në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë përpjekjes për të hyrë në shtet pasi pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2002 u arratis në Serbi.

Ndryshe, në janar, u arrestua Daravelski në Pikën Kufitare Tabanovc gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Pas arrestimit ai është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup.

Kush është Dragan Daravelski?

Ish shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë, është i dënuar në mungesë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Doganë në periudhën prej 1999-2002 me vlerë prej mbi 2 milionë euro. Pas kumtimit të aktgjykimit në vitin 2007, për Daravelskin ka pasuar edhe një sërë padish penale për keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare në baza të ndryshme, ndërkaq mes tyre më e rënda është edhe për mospagim të të ardhurave nga doganat në Buxhetin e shtetit.

Në vitin 2016-të autoritetet serbe e kanë arrestuar, por në momentin e fundit i shpëtoi ekstradimit, pasi u kuptua se ai ka nënshtetësi të Serbisë.

Sipas një teksti të BIRN Maqedoni të botuar në vitin 2016-të, pushteti Daravelskit ia ka konfiskuar, banesën luksoze në Shkup dhe shitoren në Kumanovë, me vlerë përafërsisht prej 200.000 euro, për të cilën është sjellë vendim për shitje.

Përveç pronës në emër të tij, atij i janë konfiskuar edhe prona tjera të cilat formalisht kanë qenë të shkruara në emër të personave të tjerë, por shteti ka arritur të zbulojë lidhjen me Daravelskin. Ndër to, më i rëndësishëm është malazezi Miodrag Markoviç, vila e të cilit në Vodno kapë vlerën prej 1.4 milionë euroMarkoviq, është i dënuar dhe po e mban burgun në Idrizovë për larje parash me vlerë prej 8 milionë euro.

Situata u prit që të ndërrohet në vitin 2011, kur Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia nënshkruajtën marrëveshje për ekstradim, me të cilën është hapur rruga e ekstradimit të shtetasve të tyre, por institucionet e vendit nuk e kanë ekstraduar.

Në vitin 2013, në mediume u paraqit fotografia e tij në koncertin “Depesh Mod” në Beograd, ndërkaq bashkëshortja e tij, Viktorija Xhimrevska në profilin e saj në Facebook, ka publikuar fotografi të bashkëshortit, që janë bërë në njërën ndër foto-studiot më të njohura në Beograd.

Madje, një pjesë e gazetarëve kanë arritur që ta gjejnë vendin e Daravelskit në Beograd, edhe pse askush nuk ka arritur që të kontaktojë me të drejtpërdrejtë. Ai, sipas informacioneve të mediumeve të Maqedonisë, ka jetuar në rrugën “Krunska”, por vetëm disa metra larg tre ambasadave dhe selisë së Partisë Demokratike. Në emër të tij ka qenë edhe një banesë në rrugën “Kral Millan”, e cila ndodhët përballë rezidencës presidenciale të Nikoliqit, ku është presupozuar se ai e ka ndërmarrjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button