Këto janë bashkëbiseduesit në debatin për të rinj “A ka mirëkuptim me chatbot-et?”

Debati për të rinj “A ka mirëkuptim me chatbot-et?” do të mbahet më 22 shkurt (e mërkurë) me fillim nga ora 18:00 në Public Room në Shkup. Ky event është i llojit të hapur dhe në të folës do të jenë Tamara Dimitrova – ligjëruese në Brainster Next College, Petar Fidanovski – këshilltar për IT standardizim pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nino Karas – drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i CodeWell Group dhe CodeWell AI dhe Nikolla Vellkovski – bashkëthemelues i Howitzer, transmeton Portalb.mk.

Chatbot-et janë programe kompjuterike të dizajnuara për të simuluar bisedë me një person tjetër në internet. Si të tilla ato mund të integrohen në ueb-faqe, platforma për mesazhe dhe aplikacione celulare dhe të ofrojnë shërbime të shpejta dhe të automatizuara për klientët, të kryejnë detyra rutinore ose thjesht të ofrojnë informacione dhe rekomandime.

Viteve të fundit, e sidomos që nga lansimi i ChatGPT, chatbot-et u bënë në një nga dukuritë më të diskutuara të teknologjisë moderne dhe një fenomen që pritet që ta ndryshojë përvojën online të njerëzve dhe mbase edhe internetin në tërësi.

Në debatin e ardhshëm që do të mbahet ditën e mërkurë do japim përgjigje në pyetjet të cilat të gjithë ne ia bëjmë njëri-tjetrit: Si funksionojnë chatbot-et, nga i marrin informacionet e tyre dhe si vendosin se cila është përgjigjja e duhur për pyetjen tonë? Ku aplikohen më së shumti këto modele gjuhësore për momentin? Cilave pyetje duhet të dijë t’i përgjigjet një chatbot dhe cilave pyetje jo? Çfarë aplikimi mund të kenë chatbot-et në sektorin publik dhe në komunikimin mes qytetarëve dhe institucioneve? Dhe ndoshta ajo që është më e rëndësihmja, cilat janë dilemat etike që i ngre disponueshmëria gjithnjë e më e madhe e chatbot-eve? Çfarë na sjell e ardhmja dhe si do të duket interneti, kërkimi dhe përditshmëria jonë në një botë online në të cilën vazhdimisht do të komunikojmë me chatbot-e?

Eventi që do të mbahet ditën e mërkurë është i organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA“ i cili është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe projekti „Lajme të besueshme për një rini të aftësuar“ i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Debati është i llojit të hapur dhe në të pritet që të marrin pjesë të rinjtë. Të gjitha palët e interesuara ftohen që ta plotësojnë formularin për regjistrim që mund ta gjeni këtu, ndërsa më shumë informacion mund të gjeni në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button