Site icon PORTALB

Opozita protestë para parlamentit në Tiranë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Kuvendi i Shqipërisë Parlamenti i Shqipërisë

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zhvillohet këtë të hënë para Kuvendit protesta e paralajmëruar e opozitës, raporton Klan. Në tubim janë shënuar tensione në disa raste. Qytetarët janë përplasur me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin.

Ata kanë hedhur drejt tyre tymuese, shashka dhe gurë.

Tensionet erdhën pasi nuk u lejuan që të hyjnë në seancë plenare disa prej deputetëve të Partisë Demokratike të përjashtuar.

Dy punonjës policie mësohet se kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me protestuesit pasditen e kësaj të hëne jashtë godinës së parlamentit. Lajmi raportohet nga gazetarja Glidona Daci.

Exit mobile version