RMV, Policia arrestoi 26 persona për kontrabandë me drogë dhe armë

Reparti i policisë kriminalistike, sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë dhe materie të rrezikshme – njësiti për tregti të palejuar me drogë në territorin e vendit më 09 dhe 10 shkurt 2023, ka zbatuar aktivetete të koordinuara të përforcuara për zbulimin e autorëve të veprave penale në lidhje me tregtinë e palejuar me drogë dhe armë, me çka janë privuar nga liria 26 persona, transmeton Portalb.mk.

“Në aksionin e koordinuar nga reparti i policisë kriminalistike, ndërsa të realizuar në bashkëveprim me sektorët e punëve të brendshme janë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera te tre pesona në rajonin e SPB Shkup, te pesë persona – SPB Kumanovë, te tetë persona në SPB Ohër, te dhjetë persona – SPB Manastir, te pesë persona në SPB Strumicë, gjashtë persona në SPB Veles, gjashtë persona në SPB Tetovë dhe dhjetë persona në rajonin e SPB Shtip. Në aktivitetet janë përfshirë 53 persona për të cilët ka pasur informata se janë të përfshirë në kontrabandë me drogë dhe armë, ndërsa bastisjet janë kryer në 46 shtëpi dhe hapësira ndihmëse, shtatë banesa, pesë automjete dhe dy objekte afariste në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit”, njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.

Gjatë basistjeve është gjetur një laborator i vogël i improvizuar për prodhimin e marihuanës në Bellçishtë, një qese me fara kanabisi dhe kavanoz me marihuanë. Përkrah kësaj, janë gjetur dhe janë marrë: marihuanë, heroin, 78 fara të bimëve, 19 paketime me materie pluhuri, 150 gramë amfetamin, tableta, shiringa me materie të lëngshme, katër pushka gjueti, tre karabinë gjueti, në pushkë me ajër, një pistolë, një pistoletë me gaz dhe gjashtë plumba, 12 gëzhoja 46 fishekë dhe 92 fishekë të municioneve manovruese….

MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj njërit prej autorëve për vepër penale, ndërsa nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, gjatë ditës do të ngritet kallëzim penal kundër një autori tjetër, ndërsa sipas procedurës së rregullt do të ngriten 17 kallëzime penale kundër 17 autorëve të veprave penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope”, gjashtë kallëzime penale për “përpunim të palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie dispersive”, ndërsa kundër gjashtë personave do të ngritet kallëzime adekuate.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button