Site icon PORTALB

Përhapnin dezinformata për luftën në Ukrainë, TikTok bllokoi 1,686 llogari pro-ruse

TikTok/ foto: Solen Feyissa- Unsplash

TikTok/ foto: Solen Feyissa- Unsplash

Platforma kineze e mediave sociale TikTok ka bllokuar 1,686 llogari të gjitha të lidhura me një rrjet të vetëm propagandistik pro-rus. Ata po përhapnin dezinformata për luftën në Ukrainë te evropianët duke imituar përdoruesit lokalë, tha kompania në një raport për BE, raporton ABC.

Ky është bllokimi më i madh i propagandës ruse në TikTok që nga fillimi i luftës, shkruan Bloomberg.

Në total, llogaritë e përfshira në rrjetin pro-rus kishin afërsisht 130,000 abonentë (mesatarisht 76 abonentë për llogari). Rrjeti u krijua në korrik 2022.

Videot që u shfaqën në llogaritë e rreme u drejtoheshin banorëve të Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja u krijua në gjuhët përkatëse duke përdorur softuerin e sintezës së të folurit.

Exit mobile version