Një punonjës i Coinbase pret dënimin me burg për tregtim të brendshëm

Një ish menaxher produkti pranë Coinbase është shpallur fajtor për dy akuza mashtrimi dhe besohet të jetë rasti i parë në SHBA i tregtimit të brendshëm, raporton PCW.

Ishan Wahi, nuk pranoi fajësinë vitin e kaluar. Prokurorët federalë pretendojnë se në të paktën 14 raste, Wahi ka ndarë informacione konfidenciale me vëllain e tij Nikhil Wahi dhe mikun Sammer Ramani lidhur me kriptomonedhat që Coinbase kishte planifikuar të ofronte për tregtim dhe dyshja mund ti blinte ato paraprakisht.

Sapo Coinbase tha se do të listonte monedhat, vlera e tyre u rrit. Nikhil Wahi dhe Ramani thuhet se më pas kanë shitur asetet për të fituar. Skema mendohet tu ketë siguruar 1.5 milionë dollarë përfitime të paligjshme.

Ramani vijon të jetë i lirë ndërsa Nikhil Wahi ka pranuar fajësinë në Shtator kur u dënua me 10 muaj burg. Ishan Wahi përballet me një dënim prej 36 deri në 47 muaj burg.

Dënimi i tij do të jepet në muajin Maj. Së bashku me akuzat kriminale, Wahi përballet edhe me një padi civile nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë pasi kishte pretenduar se kriptomonedhat nuk janë letra me vlerë dhe nuk mund ti nënshtrohen rregullave të SEC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button