Site icon PORTALB

Policia arriti të shpëtojë dy të rinj të bllokuar në Kodrën e Diellit dhe një çift në rrugën për Liqenin e Krushevës

Kodra e Diellit, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Dy të rinj kanë arritur të shpëtojnë në Kodrën e Diellit pas ndihmës së ofruar nga Policia, pasi kishte mjegull të dendur dhe erëra, transmeton Portalb.mk.

Policia kishte arritur që brenda një ore të gjen dhe shpëtojë dy të rinjtë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndihmë për shpëtim kërkuan edhe një çift në rrugën për në Liqenin e Krushevës, pasi ishin bllokuar me veturë e tyre nga bora e dendur.

Exit mobile version