Ndërrimi i targave në NMK do të kushtojë nga 1.400 deri në 1.500 denarë
Qytetarët do të paguajnë nga 1.400 deri në 1.500 denarë për zëvendësimin e targave të automjeteve me të reja me shenjën NMK. Prej tyre, 200 denarë janë për leje të re për qarkullim, ndërsa 1200 ose 1300 denarë kushtojnë targat e reja, varësisht nga forma e tyre, transmeton Portalb.mk.
Pronarët e automjeteve me targa MK duhet t’i zëvendësojnë të njëjtat me të reja deri më datë 12 shkurt 2024.
“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndryshimin e targave në stacionet e autorizuara të kontrollit teknik ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së të bëhet kërkesa për ndërrimin e targave dhe leje qarkullimi të re dhe nga përfaqësuesi i MPB-sëjepet leje ne re dhe targa regjistrimi të reja me shpenzimet e pronarit të mjetit. Çmimi i lejes është 200 denarë, kurse çmimi i tabelave është 1.200 deri në 1.300 denarë, varësisht nga forma e targës së regjistrimit”, informojnë nga MPB.
Për të bërë ndryshimin, pronari i sportelit duhet të paraqesë letërnjoftimin (nëse është firmë, atëherë gjendjen aktuale nga Regjistri Qendror), lejen e qarkullimit dhe targat e vjetra. Pagesa, nga ana tjetër, mund të bëhet në bankë ose nëpërmjet një terminali postar në vend.
Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë prej 100 euro.
Obligimin për ndërrimin e targave me shenjën e re NMK e imponon neni 25 i Ligjit për automjete dhe neni 28 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit për dhënien e targave.
Ndryshimet ligjore për ndryshimin e shenjës në targa erdhën si rezultat i Marrëveshjes së Prespës që vendi nënshkroi me Greqinë në qershor 2018.