Site icon PORTALB

Shpërngulje masive në Tetovë, 202 nxënës më pak vetëm këtë gjysmëvjetor

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Mërgimi po pasqyrohet edhe në shkollat e Tetovës. Vetëm gjysmëvjetorin e kaluar 202 nxënës kanë marrë fletë-shpërngulje nga shkollat e Komunës së Tetovës, ku nëse përllogaritet në klasa i bie që për një gjysmëvjetor Tetova ka humbur tetë klasa, shkruan Portalb.mk.

Kjo u bë e ditur gjatë seancës së fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, ku udhëheqësi i Sektorit për veprimtari publike, Nazmi Dauti theksoi se me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ata si sektor kanë kërkuar të dhëna nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që janë në kompetencë të Komunës së Tetovës se sa nxënës kanë bërë ç lajmërim apo kanë marrë fletë-shpërngulje nga shkollat.

“Nga shkollat fillore gjithsej fletë-shpërngulje kanë marrë 143 nxënës dhe nga shkollat e mesme 59 nxënës, që në përllogaritje në paralele afërsisht i bie që i kemi diku tetë paralele më pak”, tha Dauti.

Në shkollat e mesme më shumë fletë-shpërngulje janë marrë në shkollën e mesme ekonomike, edhe atë shifrat janë si vijon:

Në shkollat fillore më shumë fletë-shpërngulje janë marrë në shkollën fillore “ Kirili dhe Metodi”, edhe atë shifrat janë si vijon:

Këto fletë-shpërngulje në të shumtën e rasteve janë marrë për largim nga vendi, ndërsa numri i tyre për ndërrim të vendbanimit brenda vendit është i vogël.

Ky problem është i pranishëm në të gjithë vendin, me theks të veçantë në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm

Exit mobile version