Site icon PORTALB

Padi nga policia për shkak keqpërdorimit të pozitës zyrtare në lidhje me falsifikimin e një certifikate

DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre pesonave të përfshirë në keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër K.N. (32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe falsifikim të dokumentit zyrtar dhe kundër B.H. (30) dhe SH.H. (29), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që personi i parë është i punësuar në Regjistrin Amë në Shkup, pa kërkesë dhe taksë të paguar, ka përpiluar Certifikatën për fëmiuen e tyre të mitur, duke shkruar të dhëna nga një fëmijë tjetër i mitur.

Exit mobile version